Aiuto:Riformulare un testo: differenze tra le versioni

Contenuto cancellato Contenuto aggiunto
imported>Sony1
Nessun oggetto della modifica
imported>Sony1
Nessun oggetto della modifica
Riga 1:
{{copyright}}
Cdo shqiptar duhet ta ket ne memorje jeten edhe vepren e ketij vigani.Po ta ket bota kete figure nuk do pushonte se foluri.FALEMINDERIT LUIGJ

Luigj Gurakuqi (1879-1925), hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat,[1] deputet.[2] Hero i Popullit shqiptar. Është një nga personalitetet më të shquara të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë. Në shkrimet e tij përdorte emrat e pendës Jakin Shkodra e Lek Gruda. Nga ana tjeter, L. Gurakuqi, si rrallë kush, përjetoi ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë. Në shumicën prej tyre qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë, madje ndër organizatorët e drejtuesit kryesor të tyre.

Lindi në Shkodër më 20 shkurt 1879,[3] ndërsa në një dorëshkrim shënohet data 19 shkurt 1880[4]dhe u rrit në gjirin e një familje tregtare të kulturuar shkodrane, nga prindërit Pjetër e Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u mor në mënyrë të veçantë i ati. Pjetër Gurakuqi ishte një tregtar me kulturë relativisht të ngritur, me një rreth të gjërë shokësh e miqsh në mes tregtarëve e intelektualëve të Shkodrës, me një jetë aktive në pazarin e qytetit dhe me marrëdhënie tregtare me Venedikun e Milanon. Shtëpia e këtij tregtari të kulturuar e të shëtitur gumëzhinte nga hyrjet e daljet e njerëzve që vinin të diskutonin hallet e kohës e të merrnin vesh lajmet e botës. I ndodhur përherë pranë të atit, dëgjonte me vëmendje bisedat e diskutimet për ngjarje të së kaluarës dhe të ditës, për luftërat heroike të popullit kundër pushtuesit otoman dhe grabitqarëve ballkanikë dhe për burrat që i udhëhoqen ato. Duke kujtuar këto vite, Gurakuqi student do të shkruante:

"Më çohet mall me kenë në shpi e me ndigjue baben tue kallzue, si përpara, në ngjarjet e Pashallarvet të Shkodres, trimnitë e malcorvet e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte ndî prej t'et e që edhe ai vetë shume kish pa".

Shkollën fillore e të mesme jo të plotë i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar,[5] që ishte shkolla më e organizuar dhe më e kompletuar që kishte Shqipëria e asaj kohe. Luigji qe ndër nxënësit më të zellshëm të shkollës dhe shumë shpejt, që në moshën 13 vjeçare i shfaqen prirjet për gjuhën shqipe dhe krijime letrare, vjershën e parë e ka shkruar 13 vjeç.[3] Prej Kolegjës Saveriane doli më 1897.[5] Më pas plotëson arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, figurë që e frymëzoi për tërë jetën; ai ishte nxënësi i parë shqiptar aty. Takimin me këtë Këngëtarin e Milosaot dhe Skënderbeut të Pafat, Gurakuqi e kujton:

«... tue pà syt e tij të mekun kah ndizeshin e shkëlqeshin, tue e përmendë Shqipnín, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë që punoi sá e sá për Atdhé...!»[4]

Diplomën e pjekurisë e merr në Kozencë për sciences naturelles, duke pasë ndjekur dhe kurse të veçanta në filozofi. Vijoi studimet universitare në Napoli (Itali) në Fakultetin e Mjeksisë në vitet 1901-1906[3] [5] ku njohu Zef Skiroin, profesorin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Institutin Lindor të Napolit. Veprës së Skiroit Luigji do t'i përpilonte një parathënie, të cilën Konica do ia paraqiste botës frënge me një përkthim fort të bukur në të përkohshmen "Albania". I përpirë nga ajo frymë që i kushtohej Shqipërisë detyrohet me lanë studimet përgjysmë që t'i kushtohej valës së luftërave për lirinë kombëtare duke marrë emrin e tyre në pseudonimin Lekë Gruda.[4] Me veprën "Vargënimi n'gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n'marim" (Napoli, 1906) bëri të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Po atë vit botoi në Bukuresht librin "Abetar i vogël shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me tregime n'dy dhialektet" e në Napoli "Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja" etj. Luigj Gurakuqi botoi mjaft poezi që dallohen për përmbajtjen patriotike, për lirizmin dhe teknikën e vjershërimit. Me artikujt e tij ai dha edhe një ndihmesë me rëndësi në mendimin estetik e në kritikën letrare shqiptare. Sa i përket vokacionit të tij të gjuhës shqipe, Atë Justin Rrota «gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár»

gatërresën e parë me autoritetet turke e pati më 1904 nga shkaku i një botimi të vogël mbi kolonitë shqiptare në Itali «Dy Koloní Shqiptare n'Italí deri tash të panjohtuna»[6] Më 1905 u shtrëngua me marrë malet për t'i shpëtuar ndjekjeve.

Busti i Luigj Gurakuqit

Me shpalljen e Kushtetutës falen të gjithë ç'kishin bërë faje politike. Më korrik 1908 mbërrin në Shkodër i adhuruar nga populli, mban një fjalim në shqip në praninë e Komitetit të Turqve të Rinj[4], e përcjellin deri në shtëpi (shiko pikturën poshtë).[7] Në nëntor merr pjesë në Kongresin e Manastirit krah përfaqsuesve nga Shkodra: Atë Fishtës, Dom Mjedës, Hilë Mosit e Mati Logorecit; ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit. Bashkë me Fishtën ishte përfaqësues i "Bashkimi"-t, me Logorecin kishin mandat të përfaqsonin inteligjencën shkodrane, gjithashtu vetë Luigji kishte mandat të përfaqsonte arbëreshët e Italisë[8]. Gurakuqi pati meritën dhe fatin që udhëhoqi drejtpërdrejtë luftën për krijimin e shkollës kombëtare shqiptare dhe të sistemit tonë arsimor. Nën drejtimin e tij u hodhën themelet e para të sistemit arsimor fillor shtetëror në Shqipëri. U krijua përvoja e parë e ngritjes së administratës arsimore shqiptare, u hartuan dokumentat e para shkollore, u ngrit një sistem i tërë i përgatitjes dhe i kualifikimit të mësuesve.[1] Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegatëve. Në tetor të 1909 u emërua drejtor i së parës shkollë normale që u hap në Elbasan, ku dha një ndihmesë me vlerë për vënien e arsimit mbi baza kombëtare. Gurakuqi ka meritën se përcaktoi drejt e qartë, më shumë se çdo paraardhës, konceptin mbi shkollën kombëtare shqiptare, përmbajtjen, karakterin dhe parimet e ndertimit të saj. Ai kërkonte që gjithë fryma dhe përmbajtja e shkollës të ishte në funksion të qëllimeve dhe idealeve kombëtare. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tonë. Ai i dha shkollës shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mësimore me një vëllim prej 738 faqesh.[1] Detyrohet me ikë prej Elbasanit, të dalë jashtë shteti bashkë me Aqif Pashë Elbasanin.[4] Në prill 1911 merr pjesë në kryengritjen e malësorëve të Mbishkodrës e si një nga udhëheqësit e saj, harton së bashku me Atë Mati Prennushin Memorandumin e Greçës, apo Librin e Kuq siç njihet ndryshe të malësorëve kryengritës, zjarri i armëve të të cilëve do të paralajmëronte pavarësinë. Më 1912 zhvillon një veprimtari të dendur për organizimin e kryengritjes së përgjithshme, duke qenë i pranishëm në Toskëri dhe më vonë edhe pranë krerëve të Kosovës.[4] Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit, dhe do merrte pjesë në shtegtimin nga Bukureshti në Vienë. Me vaporrin e dhënë nga austro-hungarezët duke shoqëruar Ismail Qemalin zbret në Durrës më 24 nëntor në orën 4 mbasdite, u nisën të nesërmen me 25. Një natë fjetën në Çermë tek Dervish bej Biçakçiu, dhe një natë në Fier tek Omer Pashë Vrioni. Në Vlorë mbërritën më 27 dhjetor në darkë.[9]

Deklarata e Pavarsisë formuluar nga Ismail Qemali e shkruar nga Gurakuqi

Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës (dhjetor 1912) u zgjodh Ministër i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor për djem e vajza. Merr pjesë në Konferencën e Londrës më 1913, me Ismail Qemalin e Isa Boletinin. Nga gjendja e tensionuar në Shqipërinë e mesme, pasi qëndresa nuk u shfaq e frytshme tërhiqet në Shkodër me Aqif pashën ku vihet në krye të një Komisioni Sundimtar të Përkohshëm. MeLuftën I Botërore Shkodra pushtohet nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet në Podgoricë nga 17 korriku 1915 deri në janar 1916. Gjatë pushtimit austro-hungarez, prania e Komparmatës XIX të komanduar nga gjen. Trollmann vihet drejtor i përgjithshëm i Arsimit, hapi shumë shkolla shqipe. Qe një nga themeluesit e Komisisë Letrare më 1916. Profesori i Filologjisë romane në universitetin e Ljubjanës, më parë prof. në Univ. e Gratz-it në Austri që bëri pjesë në punimet e kësaj Komisie, Radomir Nachtingall, e çmon Gurakuqin.[4] Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tone. Arsimi vazhdoi të mbetet, siç e thotë vetë ai, dega më e dashur e zemrës së tij. Ai parashtroi në parlamentin shqiptar ide dhe mendime shumë interesante për politikën arsimore dhe rrugën që duhet të ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte një vizion të qartë për rolin e shkollës në një shoqëri moderne, për lirinë dhe të drejtat themelore t'individit në fushën e arsimit dhe kërkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike të shkollës shqiptare. Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Durrësit ku ishte përfaqësues i Shkodrës dhe Mirditës, u emërua zëvendës i dr. Mihal Turtullit në ministrinë e Arsimit të kabinetit të Turhan Pashë Përmetit. Që në mbledhjen e parë të Kongresit të Durrësit, më 1918, L.Gurakuqi "âsht kundër që në një mbledhje kombëtare të përmenden fjalët toskë e gegë dhe të krishtenë e mysliman", kërkon që fjalë të tilla të jenë të ndaluara dhe shton se "...çështja e lirisë dhe e nderimit të feve në Shqipni duhet të zgjidhet mbas formulës: "Feja e lirë në shtet të lirë".[10] I ngarkuar nga kjo qeveri si anëtar i delegacionit të saj në Konferencën e Paqes në Paris ku qendroi 15 muaj.[4] Çdo shkresë e përdorur nga delegacioni u shkrua nga duart e tij e të Mustafa Merlikës.[11]

Iu dha edhe posti i ministrit të brendshëm, në kabinetin disa ditor të H. Prishtinës. Këto ide e mendime L.Gurakuqi i shtjelloi hollësisht në diskutime në parlamentin shqiptar dhe, posaçërisht n'artikullin "Bazat e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëvet muhamedanë e të krishtenë". Ai ishte kategorikisht kundër atyre që mendonin se për të larguar konfliktet fetare që mund te lindnin, duhet, me të butë e me të fortë, të shuhen besimet fetare në Shqipëri. Më 1921-1924 qe deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar ku si një nga udhëheqësit e opozitës demokratike luftoi për demokratizimin e jetës së vendit, për lehtësimin e gjendjes së bujkut nga shtypja e rëndë, për zhvillimin ekonomik e kulturor dhe për mbrojtjen e pavarësisë nga synimet skllavëruese të fuqive imperialiste. I qëndroi besnik deri në fund të jetës idealit për të parë një ditë të bashkuar rreth tokës amtare gjithë vëllezërit e kombit. Ai ankohej se:

"Na kanë marrë qytetet e na kanë lanë malësinë, na kanë marrë viset ma të çmueshme t'atdheut duke na lanë si një trup pa kokë".

Tingëllojnë të freskta demaskimet që i bënte Gurakuqi politikës së pastrimit etnik që ndiqnin shovinistët serbë:

"Qeveria jugosllave nuk do të ndalet para asnjë mjeti",- deklaronte ai,- "për t'i ndërrue fytyrën Kosovës".

Për gjendjen tepër të vështirë të shqiptarëve në shtetin jugosllav fajëson Fuqitë e Mëdha, të cilat bënë theror shqiptarët e trojet e tyre për interesat e veta e të aleatëve të tyre. L. Gurakuqi është partizan për të ndihmuar e për t'u dalur zot të drejtave të popullsisë së Kosovës. E quante si detyrë të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Faji i vetëm i kosovarëve qëndronte vetëm në atë se ata ishin shqiptar e donin të mbeteshin shqiptar.

Ndër fjalimet më të fuqishme të Gurakuqit në parlament janë ato mbi mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Kosovës. Kur qeveria jugosllave në një telegram e quante ndërhyrje në punët e brendshme të saj interesimin e shqetësimin e qeverisë shqiptare për gjendjen tepër të vështirë të shqiptarëve të Kosovës, Gurakuqi, plot indinjatë e zemërim do të merrte fjalën e do të thoshte:

"Si mundte me thanë një qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjellë viset tona me varre të vllazënve tonë, se po i përzihemi në punët e mbrendshme të saj. Si mundte nji qeveri me thanë se po i përzihemi në punët e mbrendshme, kur shohim se për shkak të saj me mijëra fëmijë e gra sillen të zhveshur e të zbathur këtu nepër Tiranë e ushqehen me sevapet e amerikanëve e tepricat e ushtrisë. Qeveria Jugosllave nuk ka të drejtë për të na akuzue për një gjë të tillë kur parlamenti shqiptar kërkonte vetëm në emër të njerëzizë e humanizmit të ndërpriten mizoritë serbe ndaj shqiptarëve."[12]

Më 5 mars 1924 u sëmur rëndë nga një grip i fortë që e mbërtheu afro një muaj në shtrat.[13] Shtypi i konsideroi vëmendje të veçantë, aq sa Avni Rustemi i thoshte Dom Shantojës "Opozita po pushon: Kemi Gurakuqin e sëmurë".[14] Në qeverinë e kryesuar nga Fan S. Noli u emërua Ministër i Financave. U dallua për ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe për vendosmërinë e përpjekjet për krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Mori pjesë në Konferencën e Gjenevës krahas Nolit më 1924. Kur në Parlament Ali Këlcyra i bën vërejtje për qëndrimet e tij liberale, Luigji përgjigjet,

"Z. Ali Këlcyra më tha si për qortim se jam liberal. I falemnderit dhe mund të jetë i sigurtë zotnia e tij se vdekja do të më ndajë nga mendimet e mija liberale".[10]

Duke u deklaruar demokrat e liberal, Gurakuqi thoshte se nuk është as revolucionar as bolshevik e as socialist, koncepte këto që në vitet '20 ishin të barazvlefshëm dhe kishin kuptimin e ndryshimeve me dhunë, me forcën e armëve, me kryengritje. Mark Gurakuqi do shkruajnë ishte trim por s'e pëlqente gjakderdhjen. Gurakuqi ishte për zgjidhjen paqësore të probleme nepërmes ligjeve, zgjidhjeve "me drejtësi e në mënyrë të butë". Si i tillë, ishte kundër futjes se popullit në udhën e kryengritjes së armatosur. Duke pasur këto koncepte mbi rolin e ligjit, dhe zgjidhjen paqësore dhe jo kryengritjen e zgjidhjen me dhunë të problemeve, Gurakuqi u përfshi në Lëvizjen e 1924, pas një hezitimi e kundërshtimi të fortë.[15] Miku i tij, Mustafa Merlika-Kruja shkruan në letërkëmbimin me Atë Paulin Margjokajn:

"Në lëvizjen e qershorit 1924 ka qenë kundërshtar deri që nuk qe vendosun, ka luftue si Luâ për t'a ndalue, tue profetue pikë për pikë të gjitha pasojat qi u vërtetuen ma vonë njana mbas tjetrës. Por, mjerisht, mandej kur s'i eci fjala, vot mbas rrymës e u bâ edhe ministër me Fan Nolin".[16]

"Gurakuqi u tërhoq (në revolucion) pas një kundërshtimi të fortë. Mund ta dëshmojnë sa u ndodhën në Vlorë". - shkruante Stavro Vinjau.[17]

Për veprimtarinë e tij si ministër vazhdojmë të lexojmë Vinjaun:

«... si ministër i Financavet i Kabinetit Noli bëri çudira. Gjeti 4 milion franga ari të papaguara; me administrimin e tij të shkëlqyer, me ngursimet e tij (ngursente parat e Shtetit më tepër se paratë e tij) arriti që jo vetëm buxhetin e ri t'a mbyllnjë me një tepricë prej 1.000.000 franga ari, po edhe të gjithë borxhet e Shtetit të kohës së kaluar të paguhen; nëpunësit të cilët prej 2-3 vjetëvet qenë mësuar të paguheshin me një vonesë prej 3-4 muajsh, arritne ditët e fundit të administrimit të tij të paguhen rregullisht. Dhe barasimin e buxhetit e bëri pa mbyllur asnjë pagesë të dobishme në arësim e P. Botore, pa pakësuar ushtrin dhe duke i dhënë xhandarmëris sa kërkoj Komanda e Përgjithëshme.»[17]

Ndër kujtimet e Atë Anton Harapit tregohet se sapo po përgatiteshin për nxjerrjen e numrit të ri të gazetës "Ora Maleve", një telegram nga Vlora i njoftonte mbi nisjen e Lëvizjes, pasi Padër Harapi e pyeti se ç'kishte ngjarë, Gurakuqi i ishte përgjigjur,

"Na kánë fik' Padër Anton: qè, e kanë fillue revolucionin atje në Vlonë, deputetët tonë... pra âsht' e kotë të kjahena: duhet të jena solidar me shokët, çou ta fillojmë edhe na".

Qëndrimin e mësipërm të L. Gurakuqit, Padër Anton Harapi e përforcon si vijon:

Si me falimentue kështu, Luigj? Si me dalë me hikë ju tash prej Shqipnie?

Kishte vdekë në kambë burri i dheut, me e pasë pré, gjak s'kishte qitë. U kuq, i u muer goja, shtërngoi buzët e i dha vehtes:

- Padër Anton na skredituen (diskredituan) tepër keqas, na kanë deklarue komunista n'opinionin publik t'Europës. Për Zoten, nuk due t'iku, por po ndeja un këtu, e dij se derdhet gjak e derdhet kot. Të kishe pse, nuk po shikojshe fort për gjak qi derdhet, se ma për vedi jo se jo, por po m'vjen si trathtí ta marr në qafë popullin e shkretë".

Padër Anton Harapi nxjerr konkluzionin se Gurakuqi për besë e për burrni qe i zoti të vepronte edhe kundër bindjes së vet. Sidoqoftë, ky është një nga ato momentet kur L. Gurakuqi e ka lënë "vijën e mesme të tij".[18]

Pas shtypjes së Lëvizjes së Qershorit shkoi në Itali, ku më 2 mars 1925 u vra në Bari prej Baltjon Stamollës në derë të Hotel Cavour, kushëri i vetë Luigjit.[19] Ishte mbrëmja e 2 marsit, në restorantin e hotelit, Luigj Gurakuqi po darkonte me dy miq të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Kërkoi leje prej tyre duke i paraqitur arsyen: do t'shkoj tek Sotiri, mbâsi i kam premtue nji kukull vajzes së tij.[20] Në xhepat e shkyer të ish-Ministrit të financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira. Nisi të hante një herë në ditë me të dalë refugjat.[14] [17]

Varrimi i Luigj Gurakuqit, në qendër Hasan Prishtinën duke e përshëndetur bashkëpatriotin e tij

N'organizimin e këtij atentanti kishin dorë si Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, ashtu dhe Çatin Saraçi, dëftuar kjo nga letra[21] nisur nga vrasësi që kërkon ndihmë:

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...

Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)

Çatin Saraçit Hotel de la Ville...”[22]

Miku i tij, Hasan Prishtina, mbi varrin e tij do të shprehej: "Flej i qetë Gurakuq, shpagen tânde do ta marrim me përparimin e Shqipniës."

Ceremonia mortore dhe Gjyqi i Tranit[redakto | redakto tekstin burimor]

Vorrimi i Gurakuqit në Bari të Italisë, foto Pici, mars 1925

Autoritetet italiane nuk lejuan që funerali të mbahej në qytet, por vetëm brenda mureve të varrezave. N'ato çaste tragjike miku i afërt i Gurakuqit, Lin Kamsi ruajti veshjen me të cilën ishte vra "trimi i bardhë si dborë" për t'ia lanë si kujtim brezave të ardhshëm. Në Bari rendën refugjatë shqiptarë prej gjithkah. U mbajtën fjalime prej bashkëshortes së Sotir Gjikës, zonjës Lilli Quarta, prej Hasan Prishtinës, Llazar Fundos, Beqir Valterit etj.[23]

Gjyqi i mbajtur në qytezën e Tranit në Puglia më 31 gusht 1925, cilësohet nga miku i tij Dom Lazër Shantoja

"si shêmbull klasik paturpësie cinike në gjyqet botnore—na difton sheshasit se diktatori i Romes desht me e krye vepren e diktatorit të Tiranes, të Zogut. Zogu nemosé e vrau Gurakuqin me kubure, me armen e barbarizmes e të padrejtësiës, Mussolini na e vrau me gjyqë... me armen e civilizimit e të drejtësiës! Nuk mjaftoj lirimi i plotë i kriminelt të poshtër; drejtesia italjane i intonon nji apologië sakrilege gjaksorit e ferfllon nji të fyeme trashamane mbî viktimen."[24]

Nuk u mor parasysh prova e fotos së letrës, bërë nga Sali Hoxha prej Elbasani, apo z. Pollastrini që kishte pa Stamollën duke folur me një person, që dyshohej t'ishte Çatin Saraçi. Ikja e Saraçit prej Barit përbën një hollësi tjetër të pazakontë. Pala mbrojtëse kishte tre avoketën, ndërsa pala e të vrarit asnjë. Mundohet me e nxjerrë Baltjonin të çmendur dhe bazohen vetëm tek dëshmitë e tij. [25]Sipas botëkuptimit të kohës, miqtë e tij, Mustafa Merlika-Kruja veçan do merrte hakun me t'ardhur në krye të qeverisë në dhjetor 1941.

«Tjetërkund, njerzt e idealit, ne u mbytshin për së gjalli, nderohen per së dekuni.

Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen?

Nji komb qi lindet ká nevojë për fatosa qi desin. Por fatosat qi desin nuk

kan çë bâjn në nji komb qi i harron e i përbuzë?»[26]

Fjalët e Atë Gjon Shllakut në një artikull përkujtimor do shprehnin harresën që iu bë Viganit Liberator.

Tek personaliteti i Luigj Gurakuqit spikat kultura e gjërë dhe enciklopedike, e njiheri edhe trim si zana.[18] Njohës i thellë i trashëgimisë kulturore të popullit të vet dhe i kulturës klasike romake e latine. Historia e vendit dhe ajo botërore ishin objekt i përhershëm i studimeve të tija. Njihte arkeologjinë e shkencat ekonomike e financiare, trashëgiminë arsimore pedagogjike kombëtare dhe europiane. Gurakuqi ishte poliglot. Përveç shqipes, zotëronte latinishten, italishten, turqishten dhe frëngjishten, njihte greqishten e gjermanishten, ka të ngjarë edhe anglishten dhe kishte një kujtesë të çuditshme. Në formimin filozofik botëkuptimor L. Gurakuqi është idealist objektiv. Ai mbante qëndrime liberale ndaj fesë e praktikave fetare, qëndronte larg çdo fanatizmi fetar. Pranonte ekzistencën e Zotit si krijues i gjithësisë. Sipas tij Zoti është qënie që s'ka as fillim e as mbarim, se asgjë nuk mund të krahasohet me të, se:

"...qielli e toka, fushat e gjana,

Malet e nalta, detrat e mëdhana,

T'gjitha prej Zotit paten krijim,

Qi s'di mase me vedi, fill as mbarim"

Është ky Zot i plotfuqishëm tek i cili L. Gurakuqi ka shpresë dhe besim se do të marrë në dorë fatet e Shqipërisë e të shqiptarëve, se do të bekojë punët e tyre e do t'u plotësojë dëshiren për liri e pavarësi. Dialektika e zhvillimit është ndër anët më racionale të idealizmit objektiv. L. Gurakuqi e pranonte parimin e zhvillimit të botës, të natyrës, të shoqërisë e të shpirtit njerezor, se çdo gjë në botë "ndërron pa prâ", se "bota asht si një rrotë që sillet pa rreshtur" dhe se "vetëm fatalistët e krymbun, trêmben prej përparimit... kondendohen (kënaqen) me ndêj gjithmonë në një shtet (gjendje) t'gurtë e t'pa jetë". Sipas F. Nolit,

"qëndronte aq larg fanatizmës fetare të ngushtë, sa muhamedanët e Veriut kishin një besim të pakufishëm, aq sa në Gegëri, s'ka patur një tjetër udhëheqës, i cili bashkonte rreth vehtes së tij, katolikët e muhamedanët gegë. Ai ka qenë aq pak regjionalist sa që kur lindi çështja kombëtare s'ka patur një gegë patriot, aq të dashur midis toskëve sa Gurakuqi"[10].

Gurakuqi gjatë gjithë jetës së tij pati marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë ata drejtues të komuniteteve fetare që luftonin për një Shqipëri të lirë. Me 26 shtator 1913, Abati i Mirditës, i dërgon telegram në Vlorë, Gurakuqit, Ministër i Arsimit të Qeverisë së Përkohshme,

"Të lutem epi zemën Komisionit të meetingu-t të Vlonës e shtrengoi doren Kryetarit të Qeveries së pertashme për bashkim e të lidhun bese që kena me ta në të gjitha punt e mbara për ngallnimin e lulzimin e Shqypenies. Sot âsht dita me kqyr edhe Shqypetarët kundershtarë, si vllazën e me mndyra vllaznore me i avit nga mprojtja e Atdheut nen hije t'Ismail Qemal Begut e t'atyne burrave qi njohin e nderojnë flamurin e Shqypenies. Uroj shndêt e jetë e faqe të bardhë të gjithë atyne Shqypetarëve qi me vepra urtie, bese e dashunie diftohen të dênjë per kujdes t'Europes e cila mundohet me e mkâmb e me e burrnue Atdheun tonë".

Levizja patriotike e demokratike, arsimore e kulturore i dhanë personalitetit të L. Gurakuqit peshën e përmasave mbarëkombëtare, e bënë atë një figurë tepër autoritare e të besueshme edhe ndër punët më të vështira e më delikate për fatet e atdheut. L. Gurakuqi i dhá gjithçka kësaj levizjeje: tërë forcat e veta fizike dhe mendore, i fali rininë, gëzimet e jetës, shpirtin e gjakun e vet.

"Fitimet qi kam pasun deri më sot prej jetës s'eme politike janë këto: rrezik jete, të shame e borxhe".[27]

Ai ishte gati të luftojë e të vritet jo vetëm për Shkodrën, por edhe per çdo cep të dheut që i thonë Shqipëri. Nga Parisi, në dhjetor të vitit 1919, kur rrezikohej fati i Gjirokastrës i shkruante Myfit bej Libohovës,

"... jam gati, po të jetë nevoja e të shihet me udhë, qi të vij edhe të vritem për Gjirokastrën e për nderin kombëtar".[28]

Monument'i kushtuar Luigj Gurakuqit në qendër të Shkodres

Luigj Gurakuqi ka meritën se është ndër hartuesit kryesorë të programit arsimor e kulturor të levizjes sonë kombëtare për autonomi, liri e pavarësi. Në këtë kuadër ai ishte njohësi dhe propaganduesi më i mirë i traditave të popullit tonë, i traditave kulturore e patriotike, i traditës gojore e shkrimore dhe i psikologjisë së popullit tonë. Thelbin e qëndrimit të tij në këtë fushë e përbën ideja se nuk duhen mohuar të parët, paraardhesit, sepse përndryshe nuk do jemi shqiptar, s'kemi kujt t'i shkojmë mbrapa e prej kujt tjetër të frymëzohemi. Duke propaganduar me zjarr traditat e popullit tonë ai kishte një synim të qartë: Shqiptarët të njohin vlerat e veta, të njohin e çmojnë vlerat e gjakut të tyre.

Gurakuqi u përpoq për të dhënë një pamje sa më realiste të Shqipërisë. Prandaj ai vinte në dukje edhe të metat e gabimet e shqiptarëve, duke u bërë thirrje për t'i luftuar e ndrequr ato. Veçanërisht i shqetësuar ka qenë për zakonin e gjakmarrjes. E dënonte atë si një akt të dëmshëm dhe si mjet të nxitjes nga të huajt të përçarjes në popullin shqiptar.

Si krijues Gurakuqi pati marrdhënie të shkëlqyera me elitën intelektuale të vendit. Disa nga veprat e krijimet e veta, L. Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtes, Prenk Doçit, Hilë Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e perkushtime. Ashtu si Filip Shiroka, Hilë Mosi vazhdon ta quajë bylbyl në tingëllimin që i kushton, "S'kndôn bylbyli". Gjergj Fishta i dedikon atij vepren "Pika e voeset". Por me Faik Konicën pas Kongresit të Durrësit nuk do shkojnë aq mirë.[16]

Është fjala për një kompozim në vaj mbi karton, në përmasat 55 me 78cm, pa firmë dhe pa diçiturë, që ka fiksuar kthimin në Shkodër të Gurakuqit, pas shpalljes së kushtetutës nga xhonturqit, me 2 korrik 1908. Shkak për njohjen e paktë të pikturës ka qenë vendosja në një kënd të pandriçuar mirë, në një mjedis të mbyllur e me një numër të kufizuar shikuesish, si dhe afërsia me aksponatin e rrobeve të përgjakura të Luigjit, vatër dominante ku përqëndrohej vëmendja e çdokujt. Piktori Kel Kodheli e solli punën e tij, në shtëpinë muze (që me kthimin e saj me 19 shkurt 1964) “Luigj Gurakuqi”[29]. Është një interpretim realist me disa penelata impresioniste, që duken tek drita, ajri, prekja e figurave. Autori ka punuar me masa të plota penelatash. Telajoja ndahet në dy masa: në pjesën e poshtme të errët, ku spikat ndonjë e kuqe-vjollcë-okër e kostumit kombëtar dhe në pjesën e sipërme të kaltër të çelët, ku spikat figura e të riut 29 vjeçar. Ngjyrat janë kontrastuese. Dinamizimi i tabllosë theksohet prej penelatave të shkathta. Drita që vjen nga liqeni, tregon një çast pasdrekeje dhe krijon një atmosferë mjaft sugjestive. Peizazhi ka një lloj qetësie, ndërsa figurat janë plot lëvizje. Luigj Gurakuqi kthehet në ShkodërI porsazbritur nga anija në breg të Bunës, Gurakuqi ka hipur në pajton, të cilit në çast turma që shtyhej t'i dilte para, ia ka shmprehur kalin, për të tërhequr vetë shtagat e për të çuar Luigjin gjer në Lulishten Popullore, pikërisht aty ku sot ndodhet përmendorja e tij… Populli i bëri një pritje madhështore, që Noli do ta quante të denjë për një Mesí.[13] Gurakuqi me kapelë republika në dorë përshëndet njerëzit, të cilët të zënë me pritjen e tij s'iu del koha të heqin kapelet, qeleshet, fesat… Drita bashkë me ngjyrat bëhen elemente të dorës së parë, për të krijuar atmosferën festive. Ngjarja shpaloset në një mjedis të hapur dhe mënyra e paraqitjes është perspekti-ve. Është një kompozim asimetrik, i ndërtuar me dy linja horizontale: më e fortë e poshtmja, më e butë e sipërmja, e cila ndihmon perspekti-vën. Mbi këto dy linja horizontale përftohet një linjë vertikale (figura e Luigjit), por që mbështetet nga linja pak të fshehura diagonale (nga shtagat e karrocës, tek duart e hapura të Luigjit). Mbi këtë ndarje vërejmë vlerë trekëndëshi… Zhvendosja e figurës kryesore djathtas qendrës së kompozimit ndihmon për të dhënë idenë e lëvizjes. Ndaj ndjejmë një ritëm në rritje, ndjejmë një sens hapjeje, që përfundon në mënyrë tepër të dukshme tek duart e Luigjit, përmes një këndvështrimi romantik. Protagonisti megjithëse nga ana proporcionale më i vogël, ngaqë s'është në plan të parë, gëzon nga piktori forcën grafike, duke u siluetuar në sfond të çelët, gjë që s'e kanë figurat e tjera edhe të planit të parë. Mesazhi i pikturës është kthimi në atdhe. Por me ardhjen e Luigj Gurakuqit në Shkodër, apo të Ismail Qemalit në Vlorë, që i bëhet e njëjta pritje, rikthehet shpresa. Kjo tabllo kompozicionale e një artisti me bagazh profesional, si Kodheli, e lë syrin e shikuesit të çdo kohe të sintetizojë.[30]

Vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

"Vargënimi n'gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n'marim" - Napoli, 1905

"Abetar i vogël shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me tregime n'dy dhialektet" prej Lek Grudës - Bukuresht, 1906

"Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja" - Napoli

"Abetari i gjuhës shqipe". Athinë, 1912.[31]

Ka thënë[redakto | redakto tekstin burimor]

"Kam pas nderin me qenë afritë prej Plakut të nderuem Jeronim de Rada . Tue u gjetë përpara t’amblit kangtar të Milosaut, të Skanderbeut Pafanë, tue ndie qortimet e këshillat e tija, tue ndigjue zanin e tij të fikët, qi bahej ma i plotë,., e tue pa syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkëlqeshin, tue përmendë Shqipnin, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë qi punoi sa e sa kohë për Atdhe...!"

"Zoti i madh dhe ai vërtetë ka në dorë fatin e njerzimit e të popujve, ai din gjithçka, bân gjithçka dhe sheh gjithçka."

"Feja âsht' e mirë, âsht' nji ndihmë e madhe për jeten e k'saj bote. Parimet e fesë të ndjekuna mirë, i bâjnë njerzt qytetarë të ndershëm, i msojnë që t'i shërbejnë atdheut, që t'u nënshtrohen ligjeve të shtetit".

"Atdheu âsht gjâja mâ e çmueme që kena në kyt jetë."

"Nji komb rron me tradita, me gojdhâna. Ay popull kur kujton e nderon të parët e vet, âsht' me të vërtetë nji komb trim'".

"Shqipnia e shqiptar't në kufijt që i ka falur zoti deri ku flitet gjuha e âmbel e zogjvet të shqipes."

"Un' po ju tham se nevojë e madhe âsht' të pajtoni muhamedanë me të krishtenë. Duhet t'a marrim vesht të gjithë se jemi në rrezik të madh e mund të hupim për jetë të jets",- shtator 1912.

""Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekeson kujtimin e tyne, jo vetëm ndêr faqet e historisë por edhe mbi rrasa e në monumenta, ai popull tregon se ka ndêrgjegje, se ka ndiesi të holla, se njef miradijen e ka dishirë me u sjell e me u drejtue mbâs shembullit të të Mëdhajvet të vet".

""Në parlament mâ mirë se askûnd mund të mbrohen ligjërisht ashtu si duhet të drejtat e popullit kundër shpërdorimeve t'organeve të qeverisë".

"Nji qeveri konstitucionale nuk mundet me prishe asnje dhjeteshe pa e futun ne buxhet e pa aprovimin e parlamentit".

"Kur bujku të jetë skllav nuk e punon mirë token, e ma vonë shtyhet në bolshevizëm. Shtimi i pronave të vogla âsht mjeti mâ i fortë kundër përhapjes së bolshevizmit".

""Diplomacia e vërtetë mbështetet mbi udhen e mesme, t'cilen e gjejnë vetëm ata që, tue mbajt të patundun parimet, dijnë me pajtue të drejtat e nevojat e atdheut të vet, me kushtet e politikës së përgjithshme".

"Të mos besojmë si disa shqiptarë, se Vilsoni u smuer, se Klemonso-it nuk i shkon buka e se zotin Lloyd George nuk e zén gjumi nga kujdesi i Shqipnisë, se Fuqitë e Mdhá s'kujtohen ndonjiherë për Shqipninë kur duen të zgjidhin konfliktet në mes vedi apo të ndreqin ngatresat e të tjerëve në dam të interesave të Shqipnisë."{{copyright}}
{{abbreviazioni|WP:RIFORMULARE}}